Të gjitha produktet e Kompanisë BITEX që kanë Mix-System logo mund të pigmentohen në sistemin e pigmentimit BITEX me saktësi maksimale në shumë nuanca.
Glet i jashtëm për rrafshimin e sipërfaqes , i gatshëm për përdorim .
Nr. i artikullit | Madhësia e kokrrave (μm) | KG | Shpenzimi |
7001020 | 300 μm | 20 Kg | 1.5 – 1.8 m²/kg |
Përdorimi: BITEX – Glet i jashtëm është material i gatshëm nga rrëshira artificial për rrafshimin e mureve dhe tavaneve të jashtme.
Sipërfaqja: Duhet të jetë e thatë, e pastër dhe e fortë. Sipërfaqet me pluhur duhet paraprakisht të pastrohen. Sipërfaqet me aftësi të madhe thithëse duhet trajtuar me BITEX Tiefgrund ose BITEX Ega Grund .
Aplikimi: (Shtrirja) mund të bëhet me shpakëll apo me rrafshuese( hobëll) prej çeliku , në trashësi të shtresës 1 – 3 mm . Varësisht prej sipërfaqes që trajtohet mund të ketë nevojë edhe për disa shtresa, sipërfaqja e trajtuar me glet mund të lëmohet me letër gërryese të vrazhdë .
Temperatura: Duhet të jetë mbi +5ºC e ajrit dhe e sipërfaqes si gjatë punës ashtu edhe gjatë terjes . Koha e terjes (në temperaturë +23ºC dhe lagështi relative 50%) 3-5 orë kurse fortësia e plotë arrihet pas 12 – 48 orë varësisht prej trashësis së shtresës .
Shpenzimi: Përafërsisht 1.2 kg/m² për çdo shtresë me trashësi 1 mm.
Pastrimi i mjeteve të punës bëhet menjëherë pas përfundimit të punës .
Ruajtja: Të ruhet në vend të thatë por pa ngrica