Fabrika për prodhimin e ngjyrave, llaqeve dhe bazave

Rreth nesh

BITEX -Company

BITEX GmbH me seli në Obernburg/Main (Gjermani është shtylla kryesore e Kompanisë BITEX që merret me prodhimin e ngjyrave disperzive, llaçeve disperzive dhe minerale si dhe sistemeve të izolimit me fabrikat e veta në Rusi, Kinë dhe Kosovë.

Në vitin 2008 Kompania BITEX në vendet e lartëpërmendura numëron 150 të punësuar. Udhëheqja e Kompanisë me përvojë 40 vjeçare në tregun e ngjyrave dhe llaçeve ka njohuri të thella profesionale si në aspektin teknik ashtu edhe në atë afarist.

Çdo filialë e Kompanisë me shërbime dhe menaxhment profesional është partner i sigurt i ndërmarrjeve tregtare dhe atyre ndërtimore. Një ekip i teknologëve gjerman me përvojë mbi 40 vjeçare, me përkushtim të madh zhvillon dhe hulumton produktet dhe i përshtat ato
specifikave të vendeve të ndryshme.

Me këtë ju garantohet konsumatorëve aplikimi dhe zgjidhja individuale e produkteve dhe kualitetit.

Misioni

Qëllimi i Kompanisë është që gjithmonë të jemi partner i besueshëm për konsumatorët tanë, me asortiment të gjerë, me përkujdesje të mirë, me këshilla praktike në përdorimin e produkteve për bashkëpunëtorët tonë.

Gjatë zhvillimit të produkteve të Kompanisë BITEX, i është kushtuar rëndësi e madhe e ruajtjes së ambientit njerëzor.

Dyçani

BITEX posedon edhe dyqanin e shitjes me  pakicë. Aty mund të bëni kombinimet dhe miksimet e ndryshme, si dhe të gjeni shembuj të produkteve tona se si duken në praktikë

Cilësia

Stafi i kualifikuar dhe i motivuar, përdorimi i lëndëve të para të kualitetit të lartë, kontrollë e rreptë interne dhe externe e produkteve dhe procesit të prodhimit, ju garatojmë
konsumatorëve tonë produkte të kualitetit të lartë, lehtë të aplikueshme me çmime të arsyeshme.  Gjatë aplikimit të ngjyrave dhe llaçeve tona ju garantojmë konsumatorëve se nuk do të ketë ndikime negative në ambientin e hapësirave banuese. 

Mix sistemi

Pigmentimi i ngjyrave me sistem komjuterik është krijuar ekskluzivishtë për produktet dhe bazat tona.

Kjo na mundëson realizimin e saktë të nuancave sipas katalogjeve dhe gjithashtu t'ju garantojmë konsumatorëve tanë qëndueshmëri afatgjate te produkteve tona. 

Shiko më shumë për Mix System

Ngjyrat dhe llaqet moderne kërkojnë një përgatitje optimale të sipërfaqes me baza adekuate.

Me bazat e kompanisë Bitex, të përgatitura për nevojat tuaja speciale, mund të trajtohen sipërfaqet që do të lyhen me produkte të sigurta dhe të cilësisë së lartë.

Shiko më shumë

Impressum

Bitex SH.P.K. bën prodhimin e ngjyrës disperzive, llaçit dhe bazave, e pajisur me teknologji moderne dhe laborator për analiza. Prodhimi udhëhiqet dhe kontrollohet nga Eksperti gjerman. Është shoqëri aksionare, pronësi e përbashkët kosovare-gjermane.  ©2015

BITEX sh.p.k.
Prishtinë/Kosovo
Vragoli 12000 Fushë Kosovë
Tel: +381 38 60 77 70

Fax:+381 38 60 77 80 

Bitex GmbH Deutschland
Bitex GmbH Odenwaldstrasse 7
63762 Großostheim
Phone:+49 6026-99 19 996
Fax: + 49 6026 - 99 19 995

Bashkohu

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale dhe përfitoni nga risitë dhe ofertat tona  fantastike

Design by Tickmedia Creative Studio
Prishtina, Kosovo