Të gjitha produktet e Kompanisë BITEX që kanë Mix-System logo mund të pigmentohen në sistemin e pigmentimit BITEX me saktësi maksimale në shumë nuanca.
Artikulli | Madhësia e kokrrave (mm) | KG | Shpenzimi |
8100025 | 1.5 - 1.8 mm | 20 Kg | 3.5 – 4.0 kg / m² |
Përdorimi: BITEX Terraplast është liaç dekorativ i qëndrueshëm për mure të brendshme dhe të jashtme. Është shumë I përshtatshëm për mure që u nënshtrohen ndikimeve të ndryshme fizike si dhe klimatike.
Sipërfaqja: duhet të jetë e pastër, e fortë dhe e terur. Ajo duhet të kontrollohet dhe nëse ka nevojë të përforcohet me Bitex-Tiefgrund.
Përpunimi: BITEX Terraplast mund të t' hollohet me ujë më së shumti deri në 2% deri sa të arrihet konzistence e dëshirueshme. Shtrirja bëhet e njëtrajtshme më rrafshuese (obëll) të metaltë me trashësi 50% më të madhe se madhësia e kokrrës. Nuk duhet të punohet në temperature më të ulëta se 5°C.
Shpenzimi: mesatarisht 3.5-4.0 kg/m2. Shpenzimi i saktë mund të konstatohet vetëm në objekt.
Ruajtja: Në vend të terur të ftohtë por pa ngrica. Kantat e hapura duhet të mbyllen mire.
Kujdes: Meqenëse BITEX Terraplast përmban granulate natyrore është e mundur që të ketë shmangje të vogla nga ngjyra standarde.
Prandaj sipërfaqja e një objekti duhet të lyhet me material të të njetës seri të prodhimit.
Kantat e serive të ndryshme nëse përdoren në një sipërfaqe duhet më parë të përzihen së bashku.
Në rast të shirave të rrëmbyeshëm apo të lagështisë së madhe të ajrit është e mundur që BITEX Terraplast të marrë ngjyrën sikur të qumështit por kjo largohet pas terjes prandaj nuk është arsye për reklamacion.
Shembuj të Teraplastit dekorativ