Fabrika për prodhimin e ngjyrave, llaqeve dhe bazave

Të dhënat sipas DIN EN 13300

Qëndrueshmëria ndaj fërkimit dhe lagështisë

Qëndrueshmëria ndaj fërkimit dhe lagështisë sipas DIN EN 13300 ose aftësia për pastrim e ngjyrave për mure të brendshme është e ndarë në pesë klasë, me ç’rast klasa e parë tregon kualitetin me të lartë dhe klasa e pestë atë më të ulët. 

Klasifikimi sipas DIN EN 13300 Qëndrueshmëria ndaj lagështisë/numri i fërkimeve Klasifikimi i vjetër: DIN 53778
Klasa 1 <5μm/200 fërkime
Klasa 2 >5μm deri 20 μm/200 fërkime E qëndrueshme ndaj fërkimit
Klasa 3 >20μm deri 70 μm/200 fërkime E qëndrueshme ndaj fërkimit
Klasa 4 <70 μm/40 fërkime
Klasa 5 >70 μm/40 fërkime

Kontrasti

Kontrasti (aftësia mbuluese) është e lidhur me shpenzimin për m²(p.sh. Klasa e dytë me 7m²/Litër). Klasa e parë tregon
aftësinë më të madhe mbuluese. 

Klasifikimi sipas DIN EN 13300 Aftësia mbuluese Klasifikimi
Klasa 1 ≥ 99,5 % Mbulueshmëri e lartë
Klasa 2 ≥ 98 dhe < 99,5 % Mbulueshmëri e lartë
Klasa 3 ≥ 95 dhe < 98 %
Klasa 4 < 95 %

Shkëlqimi

Sipas DIN EN 13 300 matet me reflektometer dhe ndahet në katër klasë: 

Klasifikimi sipas DIN EN 13300 Këndi i matjes Vlera (me reflektometer)
E shkëlqyeshme 60° ≥ 60
Shkëlqim mesatar 60°/ 85° < 60 / ≥ 10
Mat 85° < 10
Mat e vrazhdët 85° < 5

Madhësia maksimale e grimcave

Materialet që treten në ujë klasifikohen edhe sipas këtij kriteri. Materialet pa strukturë për mure dhe tavane kanë në
parim grimca me madhësi maksimale 100 μm dhe konsiderohen „fine“.

Klasifikimi Granulacioni Produkti
Fine Deri 100 μm Ngjyra për muret të brendshme
E mesme Deri 300 μm Llaç
E vrazhdët Deri 1500 μm Llaç struktural fine
Shumë e vrazhdët Mbi 1500 μm Llaç struktural i vrazhdët

Ngjyrat dhe llaqet moderne kërkojnë një përgatitje optimale të sipërfaqes me baza adekuate.

Me bazat e kompanisë Bitex, të përgatitura për nevojat tuaja speciale, mund të trajtohen sipërfaqet që do të lyhen me produkte të sigurta dhe të cilësisë së lartë.

Shiko më shumë

Impressum

Bitex SH.P.K. bën prodhimin e ngjyrës disperzive, llaçit dhe bazave, e pajisur me teknologji moderne dhe laborator për analiza. Prodhimi udhëhiqet dhe kontrollohet nga Eksperti gjerman. Është shoqëri aksionare, pronësi e përbashkët kosovare-gjermane.  ©2015

BITEX sh.p.k.
Prishtinë/Kosovo
Vragoli 12000 Fushë Kosovë
Tel: +381 38 60 77 70

Fax:+381 38 60 77 80 

Bitex GmbH Deutschland
Bitex GmbH Odenwaldstrasse 7
63762 Großostheim
Phone:+49 6026-99 19 996
Fax: + 49 6026 - 99 19 995

Bashkohu

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale dhe përfitoni nga risitë dhe ofertat tona  fantastike

Design by Tickmedia Creative Studio
Prishtina, Kosovo